Një Manchester City i ri po lind në Premier League, Newcastle kërkon Theo Hernandezin dhe Chiesa-n pas Tonalit

Paratë bëjnë mrekulli në futboll dhe dëshmia e pastër është Manchester City. “Qytetarët” janë ngritur në majën e Europës dhe në sezonin që sapo u mbyll fituar tre trofetë më të rëndësishëm që mund të fitonin, FA Cup, Premier League-n dhe Champions League-n. Por një Manchester United i ri po lind në Angli. Që pas blerjes nga sheiku arab, Mohammed bn Salmani, Newcastle po tregon rritje të menjëhershme.

Bardhezinjtë siguruan pjesëmarrjen në grupet e Champions League-s dhe drejtuesit kanë hyrë fuqishëm në merkato për të ndërtuar një grup mjaft konkurues. Pas arritjes së marrëveshjes me Sandro Tonalin, i cili pritet të zyrtarizohet sot, klubi anglez synon edhe dy lojtarë të njohur të Serie A. Gianluca di Marzio raporton se Newcastle do të përpiqet të transferojë edhe Theo Hernandezin dhe Federico Chiesa-n./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online