VIDEO/ Sikur ta kishte paguar Atalanta! Ndërhyrje për burg dhe pastaj dhunë, Mbape del duke qarë

Nga Klaudio Ndreca

PSG po zhvillon finalen e Kupës ndaj St.Etiene në përballjen e parë zyrtare pas rënies së pandemisë. Në Francë u bllokua kampionati dhe në mënyrë paradoksale u lejuan tifozët në stadiume gjatë miqësoreve vetëm pak javë më vonë.

Por incidenti i ndodhur në ndeshjen mes PSG-së dhe St Etiene i ka kaluar caqet. Mbrojtësi i St Etiene ka bërë një ndërhyrje për “burg” ndaj Kilian Mbapes duke mos u interesuar aspak për topin.

Sikur të ishte paguar nga Atalanta, pasi sipas gjasave ylli francez do të humbë përballjen e “Champions League”. Dëmtimi dukej shumë serioz dhe menjëherë ka pasur kacafytje fizike mes lojtarëve, ndërsa Mbape doli duke qarë. PSG është duke kryesuar në shifrat 1-0, por shqetësimi më i madh i kampionëve të Francës është pikërisht ajo ndeshje që do të luajnë ndaj Atalantës për “Champions League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online