Shqipëria e nisi me humbje fazën e kualifikueseve të “Euro2020”, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës përballë Turqisë. Kuqezinjtë tanë u mposhtën 0-2 dhe nuk arritën të dhuronin lojë të bukur dhe spektakël. Megjithatë, spektakli nuk ka munguar datën e 22 marsit…
Tifozët kuqezi, me në krye tifo-grupin “TKZ”, kanë qenë shumë të zhurmshëm atë ditë, që në orët e para të mëngjesit, deri pas përfundimit të sfidës. Një video e publikuar nga faqja zyrtare e “TKZ”, tregon momentet fantastike që tifozeria kuqezi dhuroi datën e 22 marsit, në mbështetje të kombëtares tonë kuqezi.
E pushtuan kush medreseja me flamur turq popull budalla