Toni Kros ka siguruar mbrëmjen e sotme një tjetër trofe në vitrinën e tij. Reali i Madridit mposhti Barcelonën 4-1 në finalen e Superkupës së Spanjës. Mesfushori gjerman ishte titullar në këtë sfidë, të cilën e përfundoi në minutën e 81-të, kur i la fushën e lojës Luka Modriçit. Por si kurrë më parë në karrierën tij, Toni Krosi është përcjellë drejt vijës kufizuese me vërshëllima. Arsyeja? Deklarata e dhënë prej tij se e sheh të palogjikshme zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Tifozët arabë nuk e kanë pritur mirë këtë deklaratë të tijën, prandaj kanë vendosur t’i shprehin pakënaqësinë e tyre me vërshëllima. Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe pas përfundimit të finales, kur lojtarët po prisnn të pajiseshin me medaljet e tyre. Kamerat fokusuan Krosin dhe stadiumi reagoi menjëherë negativisht. Por mesfushori gjerman u tregoi arabëve klasin e tij, teksa i buzëqeshur ngriti dorën lart për t’i përshëndetur, pavarësisht pritjes armiqësore që i bënë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Araplar, oyundan ç?karken Toni Kroos’u yuhal?yor.
Kroos: ?? pic.twitter.com/sj7jP5i5QE
— Trivela Sports (@trivelaspors_) January 14, 2024