“Më ngjason me Marcelo Bielsën, është profesor”! Krelani: Skënder Gega dhe Ilir Daja janë dy trajnerët nga Shqipëria që i duan më shumë në Kosovë

Qeqa Krelani ishte e ftuar në emisionin “Koha Shtesë”, ku është diskutuar për Kombëtaren dhe gjithashtu për dy trajnerë shqiptarë, të cilët kanë fituar zemrat e sportdashësve, Ilir Daja dhe Skënder Gega. Krelani ka vlerësuar figurën e Gegës, që tanimë është në kryesim të një Podcasti dhe emisioni të ri të quajtur “Soccer Talk Podcast”. (Linkun e plot të intervistës me Krelanin e gjeni në videon më poshtë)

‘Profesor Gega, bashkë me Ilir Dajën, janë dy trajnerët që kanë më shumë tifozë në Kosovë. Unë kur kam qenë në Podcastin e tij, jam habitur sesa shumë vlerësime kam marrë në adresën time, që shkova në emisionin e Gegës. Jam habitur se pse u largua nga futbollit aty, e ka varfëruar futbollin dhe rikthimi i tij do ta pasuronte shumë futbollin.

Për mua ai është profesor. Më duket ndonjëherë si Marcelo Bielsa për mënyrën sesi i bën gjërat. Në bisedat që kam bërë me të në emision, kam mësuar gjëra që në gazetari do të duheshin 5 apo 6 vite që nuk mund t’i mësoja. Unë do të doja shumë që ta shihja në Kosovë duke drejtuar një ekip të madh, është kalibër tjetër për mendimin tim”, tha Krelani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online