Një yll i vërtetë jo vetëm i Atletiko Madridit por edhe i La Liga-s ishte Antoine Grizman. Dëshira e madhe e sulmuesit për të bërë një hap edhe më të madh e dërgoi te Barcelona, atje ku është tërësisht në hije.
Madje duke përfunduar si një lojtar stoli teksa në përballjen e fundit ndaj Atletiko Madridit ka hyrë në fushë vetëm në minutën e 90. Një video e shpërndarë gjërësisht në mediat spanjolle tregon reagimin e SImeones që nuk mund t’i besojë syve për gjendjen në të cilën ka mbërritur francezi. Një nënqeshje edhe nga vetë Griezman, duke nënkuptuar pyetjen: “Po tani, si je?”. /Sport Ekspres/
Simeone y el cambio de Griezmann.#NoticiasVamos pic.twitter.com/IqwgT3galA
— #Vamos de Movistar+ (@vamos) July 1, 2020