Shpenzoi vetëm 5 milionë euro dhe tani fiton 65 milionë euro! Verona europiane është modeli i Serisë A

“Do të luftojmë për objektivin e mbijetesës”! Tashmë duket për të qeshur, por ishte kjo mënyra sesi Juric u shpreh përpara nisjes së këtij kampionati në Seria A. E ardhur nga një kategori më poshtë në elitën e Italisë, qëllimi kryesor ishte qëndrimi mes më të mirave.

Tashmë Verona nuk e ka më në llogari këtë pjesë, pasi po lufton për të hyrë në Europë. Një arritje fantastike e një skuadre që ka krijuar një model në Itali dhe meriton të gjitha duartrokitjet. Kur bashkohet puna e mirë e drejtorit sportiv me trajnerin, asgjë nuk mundet të ndalë drejt suksesit.

Rrahmani, Amrabat, Verre, Pessina, Farohs, Salcedo dhe Kumbulla ishin lojtarët e marrë, disa prej tyre në huazim dhe të tjerë më parametra zero. Vetëm 5 milionë euro shpenzoi Verona, ndërsa deri tani ka shitur një futbollist te Napoli për 14 milionë euro dhe tjetrin te Fiorentina për 20 milionë euro plus bonuset. Për t’u ndalur edhe te “xhevahiri” Kumbulla që nuk do të lëshohet për më pak se 30 milionë euro. Pra një skemë që mbushë arkat e klubit të Veronës për të shkuar në Europë duke fituar gjithçka mundej në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online