E rrallë/ Sadiku mungon dhe Bare në rrezik, Malaga shkon në transfertë me vetëm 12 lojtarë profesionistë

Nga Klaudio Ndreca

Malaga do të ndeshet në ditën e sotme përballë Rayo Vallecano në transfertë. Një përballje e vështirë kjo për ekipin e shqiptarëve, jo vetëm për kundërshtarin që kanë përballë, por më tepër për shkakun e mungesave.

Për herë të parë ka ndodhur te Malaga që te 25 lojtarët e grumbulluar, të ketë më tepër të rinjë sesa futbollistët e ekipit të parë. Sergio Pellicer ka grumbulluar 13 pjesëtarë të akademisë, ndërsa pjesa tjetër i përket atyre profesionistë.

Mes tyre gjendet edhe Keidi Bare që në fakt është në pikëpyetje nëse do të luajë pasi ka ndierë disa shqetësime në ndeshjen e fundit. Nga ana tjetër Armando Sadiku do të mungojë për shkakun se ka marrë kartonin e pestë të verdhë, ndërsa edhe Adrian nuk do të jetë pasi mori karton të kuq herën e fundit. Listës së gjatë të mungesave për arsye dëmtimi i shtohet Hernandez, Boulahroud, Munoz, Niguez dhe Pacheco. Një rast i pazakontë ky Malagan që në mbrëmjen e sotme do të tentojë të marrë pikë në kushte të vështira dhe me ekip të përgjysmuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online