VIDEO/ Shumë spektakël me tre lëvizje dhe topin në ajër, shihni magjinë e Myrto Uzunit

Feerencvaroshi ka marrë një barazim pa gola ndaj Moldes në mbrëmjen e djeshme, por padyshim ky është barazimi më i bukur që ka marrë skuadra hungareze në gjithë këto vite të fundit. Falë këtij rezultati, skuadra ku luan edhe Myrto Uzuni ka mbërritur në grupet e “Champions League”.

Sulmuesi i Shqipërisë kishte notën më të lartë për paraqitjen e zhvilluar në ekipin e Ferencvarosh. Madje menjëherë pas fundit të takimit “Sport Ekspres” ka mësuar se Uzuni i është nënshtruar testit të dopingut, pasi mendohej se niveli i lartë mund të kishte ardhur edhe nga substancat e ndaluara.

Ndërkohë më poshtë keni edhe një tjetër moment në pjesën e dytë ku Uzuni ka dhuruar magji, teksa me një kontroll fantastik të topit në ajër, i ka dhuruar pasimin fantastik shokut të skuadrës. Nëse sfera do të përfundonte në rrjetë, padyshim që në gjithë Europën do të flitej për një asist që mund të shihet vetëm te lojtarët e kalibrit të lartë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online