“Me Abazajn jemi bërë si vëllezërit e pandashëm”! Rroca: Kombëtaren do e pres deri në ditën e fundit

Superiorja ka humbur shumë me largimin e Eduart Rrocës, një nga numrat “10” të pakët që ka qenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Një aventurë e re nisi në mënyrën më të mirë te Instabulspori në Turqi, atje ku si objektiv kryesor është ngjitja në elitën e kampionatit turk. Por dëshirat nuk mbarojnë këtu për Rrocën, pasi kërkon edhe ftesën e Kombëtares.

Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti 27-vjeçar e ka quajtur marrëdhënien me Abazajn si vëllazërore. Kjo jo më kot pasi është skuadra e tretë në të cilën dy lojtarët janë bashkuar sërish për të dhënë kontributin e tyre.

“Kam pak kohë që jam në Turqi dhe ndihem shumë mirë. Përshtypjet dhe kushtet janë të nivelit të mirë, gjithçka po shkon në mënyrën e duhur. Debutimi ishte ai që duhej dhe unë shpresoj se do të vazhdojmë në këtë rrugë. Objektivi personal është që të japim maksimumin dhe të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje. Tani duhet të tentojmë ngjitjen në elitë pasi janë të gjitha kushtet, do ta tentojmë deri në fund.

Me Abazajn jemi bërë si vëllezërit e pandashëm, është i treti ekip që jemi bashkë. Kemi pasur suksese kudo dhe kuptohemi lehtë me njëri-tjetrin. Kjo do të na ndihmojë edhe me Instabulsporin. Unë e kam thënë, do ta them dhe do ta vazhdoj ta them deri në ditën e fundit që do të luaj futboll. Kam besim se nëse do të bëj ndeshjet e mira do të marrë ftesën e Shqipërisë. I kam mundësitë dhe aftësitë për të qenë pjesë e saj. Do ta pres deri në dtiën e fundit që do të jem pjesë e futbollit”, u shpreh Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online