VIDEO/ Shtylla i mohon golin Uzunit nga penalltia! Young Boys me 10 lojtarë që nga minuta e 25, fiton mes 5 golave ndaj Ferencvarosh

Ka përfunduar ndeshja e parë mes Young Boys dhe Ferencvaros e vlefshme për fazën “play off” të Champions League. Takimi ka filluar me një gol të hungarezëve që më minutën e 14, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare. Por ende pa u mbyllur mirë festa skuadra nga Bërna vendos përsëri baraspeshën. Ndërkohë Uzuni merr shansin e artë për të kthyer përsëri epërsinë në minutën e 25 të sfidës, atëherë kur një ndërhyrje e gabuar në zonë përkthehet në penallti për Ferencvarosh, ndërsa Young Boys mbetet me një lojtar më pak në fushë.

Por sulmuesi shqiptar gabon nga 11 metrat, teksa shtylla i mohon golin. Në rrëmujën e krijuar në zonë kampionët e Hungarisë arrijnë të shtyjnë topin në rrjetë, megjithëse pas rishikimit në VAR goli do të anullohej. Pavarësisht faktit se gjendej me 10 lojtarë në fushë Young Boys ia del të dërgojë edhe 2 herë të tjera topin në rrjetë, ndërsa Ferencvarosh kundërpërgjigjet në minutën e 82-të me anë të Bolit. Rezultati final fiksohet në 3-2 në favor të skuadrës helvete, duke e lënë kualifikimin të hapur për në ndeshjen e kthimit në Budapest./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online