Nga Klaudio Ndreca
Keidi Bare ishte protagonisti kryesor në arritjen e Espanjolit që rikthehet në “La Liga”. Mesfushori shqiptar kishte besimin absolut të trajnerit duke qenë deçiziv në mesfushë dhe ku vlerësimet kanë qenë nga më të lartat në mediat spanjolle.
Lojtarin e Kombëtares tonë mundet vetëm që ta dashurosh, kurrsesi ta urresh! Në këtë linjë janë edhe tifozët e Espanjolit që e kanë kthyer Baren në futbollistin e preferuar. Arsyeja? E thjeshtë! Grinta që përcjell në fushën e lojës dhe dëshira e treguar sikur të mos kishte 90 minutësh tjetër e bën Keidin që të veçohet nga të tjerët.
Në mesin e futbollit modern ku gjithëkush nuk e njeh stemën e klubit dhe bën vetëm llogaritë e parave të fituar, duke e kthyer tërësisht në biznes, lojtar të tipit Bare janë vërtet të rrallë. Edhe në festën e Espanjolit për arritjen në La Liga dhe fitimin e titullit do të tërhiqte vëmendjen mesfushori. “Shqiptari që dallohet lehtë në mesin e turmës spanjolle”.
Për ta nisur që në ngjitjen në majën e skenës atje ku Bare rrezikoi seriozisht veten e tij vetëm për të ekzaltuar më tepër turmën e tifozëve. Për të vazhduar me shpërthimin tjetër teksa kur të gjithë futbollistët po largoheshin, Keidi kthehet nga tifozët për të bërë tjetër shpërthim emocional. Pa harruar edhe fjalët e thëna përpara tifozëve që kanë marrë duartrokitje të mëdha: “Kjo është dita më e lumtur e jetës sime”. /Sport Ekspres/
Sir Keidi Bare. pic.twitter.com/c5CqwGiPb0
— Oscar (@orodrigzz) May 9, 2021
Pericos y pericas, DON KEIDI BARE#rcde pic.twitter.com/OfCvhuaR1O
— ?? (@maariiaacoll) May 9, 2021