Batha i rrezikon dënimit klubit grek, reagon edhe presidenti i AEL: Gafa e madhe e ish-drejtorit, i dërgoi kontratën në vend të propozimit

AEL Larissa po rrezikon që t’i bllokohet merkato për tre sesione pas anulimit të transferimit të Idriz Bathës. Në verën e 2018 do të arrihej marrëveshja me lojtarin dhe zyrtarizimi mbërriti edhe në faqen zyrtare. Megjithatë kjo lëvizje do të anulohej për shkak se u gjend një foto në internet ku mesfushori kishte bërë shqiponjën.

Për këtë arsye u ndalua transferimi pasi te AEL e quajtën si simbolin e Shqipërisë së Madhe që do të sillte reagimin e tifozëve në Greqi. Batha e dërgoi çështjen në organizmat më të larta dhe arriti që të fitonte të drejtën e tij. Tashmë ekipi grek i detyrohet 250.000 euro lojtarit shqiptar ose në të kundërt do të pranojë dënimin për bllokimin e merkatos.

Vetë klubi ka bërë të ditur se 1/3 e pagesës ka përfunduar te futbollisti dhe pjesa tjetër do të mbyllet deri në fundin e vitit 2021. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i AEL, Alexis Kougias. Ky i fundit ia ka deleguar gjithë fajin ish-drejtorit të AEL, Sotiris Markou që në vend të propozimit i dërgoi lojtarit kontratën 3-vjeçare.

“Është e vërtetë që duhet t’i japim paratë Bathës dhe ne kemi dhënë 1/3 e tyre. Pjesa tjetër duhet të zgjidhet deri në fundin e vitit. Gabimin e ka bërë Markou që në vend të propozimit, i dërgoi lojtarit kontratën. Kjo është hera e dytë që paguaj unë për gabimin e tij. Kam paguar edhe te Huesca për Gayeja. Prandaj e kemi larguar nga detyra”, u shpreh presidenti i AEL. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online