VIDEO | “Shqiponjat” e Nigerisë e nisin mbarë, Burundi thyhet në fund

0

Nigeria e ka nisur mirë rrugëtimin e saj në Kupën e Afrikës, me “Shqiponjat” që triumfuan minimalisht me shifrat 1-0 ndaj Burundit.

Një sfidë që rezultoi mjaft e ndërlikuar për Nigerinë, e cila vetëm në minutë e 77-të arriti ta zgjidhte ndeshjen. Pas një pasimi fantastik të mbrojtësit të Torinos Ola Aina, ishte Odion Ighalo, i cili i sapofutur në lojë çoi topin në rrjetë.

Kështu, kombëtarja nigeriane e nis me këmbën e mbarë turneun dhe merr vendin e parë në Grupin B, në pritje të ndeshjes mes Guinesë dhe Madagaskarit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.