Gara në grupin E është bërë mjaft e fortë. Përpos Republikës Çeke dhe Polonisë, tashmë Shqipërisë i shtohet edhe një tjetër rival në kualifikueset e Euro 2024. Moldavia është befasia e grupit, ku tashmë ka marrë vendin e dytë në grup.
Moldavët kanë mposhtur sot Ishujt Faroe në transfertë. Ndeshja përfundoi me shifrat 0-1 për Moldavinë dhe u vendos nga Vadim Rata në minutën e 53-të. Ishujt Faroe pësuar sërish, por këtë herë VAR-i i erdhi në ndihmë, duke e anuluar festën e kundërshtarëve. Moldavia mori kështu tre pikë mjaft të rëndësishme dhe tashmë shkon në vendin e dytë në renditje, me 8 pikë të grumbulluara në tërësi./Sport Ekspres/
Goal! | Vadim Ra?? | ?? Faroe Islands 0-1 Moldova ??
Ion Nicolaescu
pic.twitter.com/0LhoqxRlxH— OuiSports (@OuiSports) September 10, 2023