Andorra-Shqipëria U-21 0-3 Armando Broja 16′, Mehmeti 42′ p, Alvarez 62′ aut
Shqipëria U21 ka nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin për në Europianin e ardhshëm. Alban Bushi ka deklaruar hapur se këtë herë objektiv është vendi i dytë në grup dhe se do të provojnë gjithçka për të mbërritur aty. Tre pikët e para janë marrë, teksa Shpresat kuqezi kanë mposhtur pastër 0-3 Andorrën në transfertë.
Goli i parë erdhi nga Armando Broja, i cili nis një sprint të frikshëm dhe i rrëmben topin kundërshtarëve, ndërsa më pas i vetëm me portierin nuk e ka aspak të vështirë të shënojë. Pas minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Shqipëria U21 fiton një penallti, të cilën e konverton në gol debutuesi Mehmeti.
Kuqezinjtë e vegjël nuk do të ndaleshin me kaq dhe në pjesën e dytë një devijim i Alvarez i dërgon shifrat në 0-2. Kombëtarja shqiptare jep sinjale pozitive në ndeshjen hapëse të këtyre kualifikueseve, duke treguar se objektivin e vendosur nuk dëshirojnë ta lënë vetëm në letër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/