VIDEO/ Shqipëria U-19 i barazon rezultatin Serbisë U-19 në fund, emocione të mëdha dhe shqiponja valvitet në festim pas “padrejtësisë”

Pas humbjes ndaj Francës, Shqipëria U-19 ka zhvilluar ndeshjen e dytë në grup, këtë herë kundër Serbisë. Pjesa e parë ishte e barabartë mes dy ekipeve që po krijonin pak volum loje dhe raste për gol. Por serbët arritën që të realizonin me rastin e parë që iu krijua, teksa Mitjulikic arriti që të tundte rrjetën në minutën e 42.

Ndërkohë pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë. Portieri i Serbisë u kthye në makthin e lojtarëve tanë që po e provonin me të gjitha mënyrat për të dalë te goli, por gardiani kundërshtar ishte në ditën e tij më të mirë dhe ishte thjesht i pakalueshëm.

E teksa Shqipëria po tentonte gjetjen e golit, në një rast kundërsulmi në dukje i pashpresë, Lazetic dyfishoi shifrat në të 77. Shqipëria nuk e uli ritmin dhe nuk u dorëzua. Në të 81 do të vinte një penallti e humbur nga Toci, si për të konfirmuar se portieri i Serbisë nuk mund të kalohej.

Por vetëm tre minuta më vonë Nërguti ngushtoi diferencat pasi goditi saktë më kokë. Pak minuta më vonë, sërish një goditje këndi dhe Shpendi fluturon mbi të gjithë, duke dërguar sërish topin në rrjetë. Menjëherë nisi festa e madhe e Shqipërisë, ku nuk mungoi edhe festimi me shqiponjë. Padyshim që në fundin e takimit nuk mund të jemi të lumtur pasi Shqipëria e Cungut meritonte fitoren nga kjo përballje dhe duket padrejtësi që ekipet të ndajnë nga një pikë, por për vetë mënyrën sesi mori historia e ndeshjes, është arritur maksimumi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online