VIDEO/ Shqipëria ia del mes vuajtjesh ndaj Andorrës, kuqezinjtë mbërrijnë objektivin dhe e mbyllin në vendin e tretë

LIVE, Shqipëri-Andorra 1-0 Cekici 73′

Kombëtarja shqiptare ia ka dalë të marrë 3 pikët kundër Andorrës. Kuqezinjtë hynë në fushë me ekipin e dytë dhe mes vuajtjesh mbërrijnë te fitorja. Ka mjaftuar rezultati minimal 1-0 për të hipotekuar vendin e tretë në grup, që mund të vihej në rrezik nga Hungaria. Goli erdhi vetëm në minutën e 73-të, atëherë kur Uzuni fiton një penallti në zonë, që më pas ekzekutohet me sukses nga Endri Çekiçi.

Shqipëria kap kështu për herë të parë në historinë e saj kuotën e 18 pikëve, duke përmbushur objektivin e këtyre kualifikueseve. Vendi i tretë në grup i përket pikërisht kuqezinjve, që tashmë ngjiten një vazo në UEFA dhe do të ketë mundësinë të përballet me kundërshtarë më të lehtë në letër në grupet e radhës./Halit Delibash-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online