“Rekord, vetëm një ndeshje na ndau”, Roshi: Ky ekip meriton respekte, të jeni të kënaqur me vendin e tretë

Kombëtarja shqiptare ia ka dalë të marrë 3 pikët kundër Andorrës. Kuqezinjtë hynë në fushë me ekipin e dytë dhe mes vuajtjesh mbërrijnë te fitorja. Ka mjaftuar rezultati minimal 1-0 për të hipotekuar vendin e tretë në grup, që mund të vihej në rrezik nga Hungaria. Goli erdhi vetëm në minutën e 73-të, atëherë kur Uzuni fiton një penallti në zonë, që më pas ekzekutohet me sukses nga Endri Çekiçi. Në përfundim të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Roshi: “Unë gjithmonë jam 110% në fushë, sin ë 1 si në 90 minuta. Sot kishim shumë mungesa. Për këtë ekip respekte. 18 pikë, rekord. Vetëm një ndeshje na ndau, ajo me Poloninë. Të gjithë shqiptarët të jenë të kënaqur me vendin e tretë. Ta harrojmë ndeshjen me Anglinë, 5 gola janë shumë. Ky ekip është ngritur shumë dhe meriton respekt. Duhet të ishim të kujdesshëm, sepse kundërshtari mund të dali njëherë dhe të shënojë.. Më erdhi keq por besoj se Bajrami nuk e ka parë në ato momente dhe goditi vetë portën. Por nuk ka problem. Më vjen keq sepse futa më tepër se 10 topa të rrezikshëm në zonë dhe nuk u shënua asnjë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online