Holanda rrezikon kualifikimin me hapin flas ndaj Malit të Zi, Depay çuditet me Van Dijk-un: Ajo që thotë ai është e pakuptimtë

Holanda ia vështirësoi punën vetes me atë hap fals të hedhur në Podgoricë. Në vetëm pak minuta në fund të ndeshjes, Mali i Zi arrin të barazojë me shifrat 2-2 dhe tashmë “tulipanët” rrezikojnë të mbeten jashtë Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar.

Në një intervistë për “Nos.nl” Virgli Van Dijk u shpreh se Kombëtarja e tij gaboi duke mos u angazhuar në fazën mbrojtëse në minutat e fundit. Por këto fjalë i duken të pakuptimta sulmuesit Depay, i cili për të njëjtën media ka thënë se në fund e gjithë skuadra ka menduar më shumë të mbrohet.

“Ajo që thotë Virgil është totalisht e pakuptimtë. Në dhjetë minutat e fundit jemi fokusuar vetëm në mbrojtje, edhe pse kemi rënë dakord të bëjmë presion ndaj Malit të Zi dhe të përpiqemi të arrijmë golin e tretë. Ne kryesuam me dy gola, duhet të kishim fituar”, ka thënë Depay./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online