LIVE, Shqipëri-Andorra 1-0 Cekici 73′
Kombëtarja shqiptare ia ka dalë të marrë 3 pikët kundër Andorrës. Kuqezinjtë hynë në fushë me ekipin e dytë dhe mes vuajtjesh mbërrijnë te fitorja. Ka mjaftuar rezultati minimal 1-0 për të hipotekuar vendin e tretë në grup, që mund të vihej në rrezik nga Hungaria. Goli erdhi vetëm në minutën e 73-të, atëherë kur Uzuni fiton një penallti në zonë, që më pas ekzekutohet me sukses nga Endri Çekiçi.
Shqipëria kap kështu për herë të parë në historinë e saj kuotën e 18 pikëve, duke përmbushur objektivin e këtyre kualifikueseve. Vendi i tretë në grup i përket pikërisht kuqezinjve, që tashmë ngjiten një vazo në UEFA dhe do të ketë mundësinë të përballet me kundërshtarë më të lehtë në letër në grupet e radhës./Halit Delibash-Sport Ekspres/