Atletiko Madrid ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e vështirë ndaj Rajo Vajekanos. Ka qenë Antuan Grizman, i cili ka shpëtuar madrilenët, duke i dhënë fitoren në minutën e 74-të.
Sfida ishte e ekuilibruar në pjesën më të madhe, ku pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Në fraksionin e dytë, Atletiko e shtoi presionin, teksa në lojë u aktivizua dhe Diego Kosta, i rikthyer nga dëmtimi.
Në minutën e 74-të erdhi dhe zgjidhja e takimit, me Grizman, i cili shënoi dhe pak me fat. Kështu, ekipi i Simeones ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, në kuotën e 47 pikëve, duke lënë pas Realin me dy pikë më pak, por me “Los Blancos”, që kanë një ndeshje për të zhvilluar.
La Liga
Rajo Vajekano – Atletiko Madrid 0-1
Shënues: Grizman 74′