VIDEO/ Shpallet projekti fitues, ja si do të duket stadiumi i ri i klubit Skënderbeu

Qeveria shqiptare dhe FSHF-ja kanë nisur bashkëpunimin për rikonstruksionin e stadiumit “Skënderbeu“. Sot janë bërë prezantimet e 3 projekteve arkitektonike për zhvillimin e këtij impianti, ku fitues është shpallur projekti i kompanisë daneze, “CEBRA“. Këta të fundit kanë përcjellë lajmin në faqen e tyre zyrtare në “Facebook“, ku përpos njoftimit për përzgjedhjen e projektit të tyre për rikonstruktimin e stadiumit “Skënderbeu“, kanë shpërndarë edhe një video me pamjen e re që do të ketë ky impiant në qytetin e Korçës.

“CEBRA fiton konkursin për projektimin e rizhvillimit të Stadiumit të Korçës! Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në Shqipëri sapo shpalli CEBRA-n fituese të Konkursit Ndërkombëtar të Dizajnit për projektimin e rizhvillimit të kompleksit të stadiumit të futbollit në Korçë. Jemi krenarë që arrijmë të krijojmë një qendër të re të qytetit, ku sportet mund të bashkëjetojnë me aktivitetet kulturore, sociale, arsimore dhe tregtare gjatë gjithë vitit. Shikoni propozimin tonë më poshtë – mezi presim të ndajmë më shumë detaje së shpejti“, ka njoftuar “CEBRA“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online