Futbolli rumun ka përjetuar momente ankthi teksa trajneri i Dinamos së Bukureshtit, Eugen Neagoe, humbi ndjenjat për shkak të një arresti kardiak gjatë derbit kudnër Kraiovës. Ndërhyrja e shpejte e mjekëve të pranishëm në stadium shmangu tragjedinë.
https://www.youtube.com/watch?v=iKIbanEYY8g
Përdorimi i menjëhershëm i pajisjes së defribilatorit bëri që rrahjet e zemrës së 51-vjeçarit t’i riktheheshin normalitet. Neagoe ndodhet për momentin në një ndër spitalet e Bukureshtit jashtë rrezikut për jetën.
Dinamo's manager couldn't eat for two days, drank loads of coffees and smoked like crazy. He was under a lot of stress. He's under a lot of pressure because of the ongoing conflict between Dinamo's ownership and the ultras at the club, who have asked Neagoe to step down! pic.twitter.com/Z4UlXPejHW
— Emanuel Ro?u (@Emishor) July 21, 2019
Pavarësisht ngjarjes, ndeshja nuk u ndërpre. Lojtarët e Dinamos dukshëm të shokuar nuk arritën të bënin një ndeshje të qetë duke u mundur nga ekipi vizitor me rezultatin 2 – 0.