VIDEO/ Shmang mjeshtërisht tre kundërshtarë, Rei Manaj jep asist spektakolar kundër Trabzonsporit

Rei Manaj po vazhdon të jetë në një formë të jashtëzakonshme në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka rrëmbyer sërish vëmendjen në fushën e lojës. Këtë herë jo duke tundur rrjetën, por duke dhënë një asist të shkëlqyer. Shivaspori ka kaluar në epërsi në minutën e 52-të të takimit kundër Trabzonsporit me anë të Menigut.

Rei Manaj ka shmangur mjeshtërisht tre nga lojtarët kundërshtarë, për të pasuar më pas në hyrje të zonës për Menigun. Prej aty, ky i fundit arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Aktualisht Shivaspori është duke udhëhequr me shifrat e ngushta 1-0, ndërsa në lojë kanë mbetur të paktën 20 minuta për t’u zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/