Shkupi thuajse ka siguruar kualifikimin për në turin e dytë. Klubi shqiptar ka mposhtur me shifrat e thella 0-5 kundërshtarët në transfertë. “Preja“ e Shkupit ka qenë skuadra lituaneze Hegelmann Litauen. Cephas ishte padyshim njeriu i ndeshjes, teksa shkundi rrjetën 4 herë përgjatë 90 minutave (11‘, 45‘+1‘, 56‘, 62‘).
Vendasit arritën të barazonin ndeshjen përkohësisht pas golit të parë të shënuar nga Shkupi, por gjyqtari vendos ta anullojë për pozicion jashtë loje. Klubi shqiptar shkon kështu i qetë në ndeshjen e kthimit, duke “hipotekuar“ në një farë mënyrë kalimin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
RENALDO CEPHAS GETS HIS POKER!!!
?? @Sohaib_Thatpic.twitter.com/Xp97IDdRXl— Football Report (@FootballReprt) July 13, 2023