VIDEO/ Shkarkuan Shevçenkon për mungesë rezultatesh, Xhenoa “poshtërohet“ nga Fiorentina me 6 gola të pësuar

Xhenoa vazhdon të vuajë në këtë sezon në Serinë A. Shevçenko nuk mundi të sillte në rrugën e duhur skuadrën dhe pas humbjes së fundit me Milanin u shkarkua për mungesë rezultatesh. Por duket se largimi i tij nuk ishte zgjidhja e problemeve, teksa sot në mbrëmje Fiorentina ka “poshtëruar“ me shifrat 6-0 ekipin ligurian.

Vlahoviç humb një 11 metërsh në minutën e 11, por vetëm 4 minuta më vonë Odriozola ngre siparin e golave. Bonaventura dyfishon rezultatin, ndërsa Biragi e dërgon ndeshjen në 3-0 pak para fundit të pjesë së parë. Fraksioni i dytë i lojës pasqyroi të njëjtën fytyrë për Fiorentinën. Vlahoviç tund rrjetën në minutën e 51-të, ndërsa Biragi shënon përsëi në të 69-n. Në fund ishte Lukas Torreira ai që me golin e tij në minutën e 77 fikson shifrat përfundimtare në 6-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Bau_Nickk/status/1483190178101485570

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online