Formacioni më i mirë me një skemë të çuditshme dhe me polemika, shpërthen agjenti i Benzemasë ndaj FIFA-s: Mungesë respekti për futbollin

FIFA ka shpallur sot formacionin më të mirë të botës për vitin që lamë pas. Në përzgjedhjen e 11-shes më të mirë kanë votuar vetë futbollistët. Përveç faktit se formacioni vjen me një skemë të çuditshme 3-3-4 si rrallë më parë, polemikat nuk kanë munguar për lënien jashtë të shumë emrave të njohur.

Në këtë 11-she nuk ka pasur vend për futbollistë si Mbape, Nejmar, Salah apo edhe Benzema, pavarësisht se disa disa futbollistë ishin kandidatë për më të mirët në pozicionet e tyre. Agjenti i Karim Benzemasë nuk e ka pritur mirë lënien jashtë të francezit, duke shpërthyer kundër FIFA-s.

“Mosvendosja e Benzemasë në 11-shen e vitit është një mungesë respekti për futbollin, por e dimë se futbolli është shqetësimi më i pakët që ka FIFA dhe kjo prej një kohe të gjatë”, shkruan në “Twitter” Karim Djaziri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online