VIDEO/ Shivaspori nderon Rei Manajn me një këpucë të artë, sulmuesi shqiptar vendos rekord për klubin dhe shijon duartrokitjet e tifozëve

Rei Manaj ka vendosur rekord për Shivasporin. Sulmuesi shqiptar ka shënuar numrin më të lartë të golave në një sezon të vetëm në historinë e klubit turk. Për këtë arsye drejtuesit e Shivasporit kanë vendosur ta nderojnë me një çmim simbolik përpara nisjes së ndeshjes kundër Fenerbahçes.

Lojtarit 27-vjeçar i është dorëzuar një “këpucë e artë” si shenjë nderimi për 20 golat e shënuar deri më tani në të gjitha kompeticionet. Manaj ka marrë në duar çmimin dhe ka shijuar duartrokitet e tifozëve të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/