VIDEO/ Nuk i ndalon as shiu! Mund të festojnë titullin kampion përpara syve të Milanit, tifozët e Interit mblidhen jashtë stadiumit për të pritur autobusin e ekipit

Mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45, do të luhet ndoshta ndeshja më e rëndësishme e sezonit në Serinë A. Interi pret Milanin në “Xhuzepe Meaxa” dhe në rast fitoreje do të ketë mundësinë të festojë titullin kampion përpara syve të rivalit më të madh. Sigurisht që entuziasmi te tifozeria zikaltër është i madh.

Mbështetësit e Interit nuk i ka ndalur as shiu. Me çadra dhe flakadanë nëpër duar, tifozët janë grumbulluar pranë stadiumit për të pritur autobusin e skuadrës së tyre. Mbetet për t’u parë nëse lojtarët do t’jua plotësojnë dëshirën e tyre në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/