Teksa po zhvillohet ende Botërori, klubet kanë nisur përgatitjet për rifillimin e kampionatit me lojtarët që kanë në dizpozicion. Në ditën e sotme Interi është duke luajtur një miqësore ndaj Gzira, ekipit nga Malta.
Rezultati është në shifrat 4-1 dhe tani po luhet pjesa e dytë. Një prej golave ka ardhur nga ana e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga distanca golin e dytë, duke marrë përgëzimet e shokëve të ekipit. /Sport Ekspres/