VIDEO/ Japonezët sillen çuditshëm te penalltitë! Nuk dinë t’i gjuajnë, Kroacia kalon në çerekfinale të Botërorit

Kroacia ka arritur të kalojë në çerekfinale të Botërorit të Katarit. Djemtë e Dalic arritën të mundin Japoninë vetëm falë ruletës ruse. Në fillim ishte Japonia që kaloi e para në avantazh me anë të Maeda në të 44. Kroatët barazuan me Perishic në të 55 dhe kështu do të mbyllej koha e rregullt. Gjithashtu pa gola u mbyll edhe koha shtesë, atje ku erdhën penalltitë. Japonia ishte jo pak e çuditshme me ekzekutimin skandaloz të penalltive.

Aspak fuqi dhe forcë në gjuajtje, por topi përfundon shumë lehtë në një krahë të portës, ku gardianit të Kroacisë i duhej vetëm që të gjente krahun. Kështu ndodhi në tre raste, teksa Livakovic priti 3 nga 4 penalltitë e ekzekutuara që ishin një fotokopje e njëra-tjetrës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online