“Kisha Armand Dukën që më këshilloi të ndaloja”, Debatik Curri: Veprimin e Xhakës e bëra unë në mes të Beogradit

Veprimi i Granit Xhakës kundër Serbisë, kur ka ofenduar në shqip dhe ka prekur organin gjenital, ka hapur debate në studio televizive. Debatik Curri merr shkas nga ky rast dhe kthehet pas në kohë, më 14 tetor 2014. Ish-mbrojtësi i Kombëtares ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Kampionët Botërorë“, ku ka thënë se të njëjtin veprim si Xhaka e ka bërë edhe ai në Beograd kundrejt tifozëve që ishin duke fyer kuqezinjtë. Por ka qenë Armand Duka ai i cili e këshilloi të mos binte pre e provokimeve të serbëve.

“Të njëjtin veprim, vetëm jo në ndeshje. Kur kemi mbërritur në stadium të Partizanit në Beograd, ka qenë plotë me shikues dhe kemi dalë për të parë fushën, një orë e gjysmë para ndeshjes. Të njëjtin veprim e kam bërë edhe unë drejtuar disave aty që na shanin në kor. Ka qenë presidenti i FSHF-së, Armando Duka, afër meje dhe më tha: “Mos bjer në provokime”. Këto ishin fjalët e tij. Është reagim që e bën pas ndikimit të lojës dhe emocioneve”, ka thënë Debatik Curri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online