VIDEO/ Shijojeni magjinë! Kristjan Asllani i jep fitoren Interit në fund në 3-4, shqiptari ka këmbët e një braziliani

Kristjan Asllani e nisi ndeshjen e sotme miqësore nga stoli, por sapo hyri në gushë i tregoi Inzagit se gaboi me vendimin e tij. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 70 në miqësoren e sotme kundër Salcburgut, kur rezultati ishte në baraspeshë 3-3. Kur po kronometrohej minuta e 90, Asllani shfaqi cilësitë e tij, duke dhënë një asist mjaft të bukur nga gjysmëfusha e tij.

Lojtari i Interit pa lëvizjen e Sensit përpara dhe menjëherë dha një vertikalizim perfekt për shokun e skuadrës. Sensi doli i vetëm me portierin dhe prej aty nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën. Shifrat shkuan në 4-3 në favor të Interit, që i gëzohet fitores përballë Salcburgut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online