Kristjan Asllani e nisi ndeshjen e sotme miqësore nga stoli, por sapo hyri në gushë i tregoi Inzagit se gaboi me vendimin e tij. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 70 në miqësoren e sotme kundër Salcburgut, kur rezultati ishte në baraspeshë 3-3. Kur po kronometrohej minuta e 90, Asllani shfaqi cilësitë e tij, duke dhënë një asist mjaft të bukur nga gjysmëfusha e tij.
Lojtari i Interit pa lëvizjen e Sensit përpara dhe menjëherë dha një vertikalizim perfekt për shokun e skuadrës. Sensi doli i vetëm me portierin dhe prej aty nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën. Shifrat shkuan në 4-3 në favor të Interit, që i gëzohet fitores përballë Salcburgut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
La palla di Asllani ?
Stefano Sensi ? pic.twitter.com/wxF6McOqMJ— Alessandro (@90ordnasselA) August 9, 2023