VIDEO/ Shihni golin spektakolar që realizoi Nedim Bajrami! Feston si Mbape, mahnit edhe Ardian Ismajlin

Empoli ka arritur që të fitojë me shifrat 3-4 ndaj Veronës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Në këtë takim ka luajtur nga minuta e parë edhe Kristjan Asllani, talenti i Shqipërisë që bëri performancë pozitive dhe arriti të fitonte një penallti.

Ndërkohë Nedim Bajrami la gjurmën e tij në golin e katërt të Empolit. Pas një goditje këndi dhe me topin që vjen i kalibruar për mesfushorin shqiptar, nuk e mendoi dy herë për të goditur nga distanca duke gjetur cepin e rrjetës.

Një gol fantastik që merr menjëherë festimin e Bajramit në stilin e Kilian Mbape. Ndërkohë ovacione për spektaklin e ofruar kishte edhe nga Ardian Ismajli, lojtari tjetër shqiptar i Empolit që po kryente nxehmjen. Pas kësaj fitore, Empoli kalon në turin tjetër të Kupës së Italisë dhe do të përballet me Interin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online