VIDEO/ Shezni gabon në grushtim dhe pozicionohet larg portës, perla e Diaz i jep “makthe” Juventusit

0

Ka përfunduar pjesa e parë e lojës mes Juventusit dhe Milanit. Kuqezinjtë kanë tundur rrjetën në minutat shtesë, duke e dërguar Juventusin me “makthe“ në dhomat e zhveshjes. Pas një harkimi në zonë, Shezni gabon në grushtimin e tij dhe topi përfundon në këmbët e Diazit.

Por si për të mos mjaftuar ai grushtim, portieri i Juventusit harron pozicionimin natyral që duhet të mbajë në zonë, duke qendruar shumë larg portës. Sigurisht që diçka e tillë është shfrytëzuar më së miri nga Diaz, i cili dhuron një perlë duke e dërguar topin në trekëndësh, pavarësisht kërcimit të Bonuçit për të mbajtur portën të paprekur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.