VIDEO/ Sherr në ndeshjen Holandë-Argjentinë, Van Dijk hedh si leckë lojtarin e Juventusit

Në ndeshjen mes Holandës dhe Argjentinës nuk kanë munguar momentet e tensionit. Paredes ka kryer një ndërhyrje të gabuar karshi Akesë në minutat e fundit të takimit dhe si për të mos u mjaftuar me kaq godet topin në drejtim të pankinës kundërshtare. Një gjest që nuk është pritur aspak mirë nga “portokallinjtë“, të cilët vërshojnë të gjithë në fushë.

Nga mbrojtja vjen me vrull edhe Van Dijk, i cili vetëm me forcën e trupit hedh lojtarin e Juventusit në tokë si të ishte një leckë. Lojtarët janë ballafaquar fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa më pas është dashur ndërhyrja e arbitrit për të kthyer sërish rendin në vend./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online