VIDEO/ Shehu qesh kur i përmendin kalimin në Kroaci, lëvizja e radhës që përgatitet për lojtarin e Laçit

Një tjetër futbollist po bëhet gati që të bëjë lëvizjen nga Superiorja drejt kampionateve të tjera europiane. Këtë herë bëhet fjalë për Julian Shehun që është duke kontribuar ende me fanellën e Laçit. I ftuar në “Sport Magazine”, futbollisti i kurbinasve është shprehur se po ëndërrohet titulli kampion, pavarësisht se u arrit objektivi minimal.

“Përse të mos ëndërrojmë kur jemi vetëm dy pikë larg titullit? Por objektivi kryesor ishte që të futeshim në Europë. Jemi rikthyer në momentin e duhur dhe kemi treguar vlerat e duhura si ekip. E ardhmja? Shpresoj që të kemi ndonjë lëvizje”, tha Shehu. I ngacmuar disa herë nga gazetari Altin Sulçe për kalimin e tij në Kroaci me “pagëzimin” e lëvizjes që vjen gjithmonë nga Besnik Prenga, buzëqeshja e Shehut i thotë të gjitha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online