VIDEO | SHBA në finale: “Show” i Pulisiç dhe një befasi!

SHBA nuk hasën probleme për të triumfuar përballë Xhamajkës dhe me datë 8 korrik do të luajë në finalen e madhe të Gold Cup përballë Meksikës. 1-3 përfundoi ndeshja për ekipin amerikan.

 

MekKeni i Shalkes zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë pas një inkursioni dhe gjuajtje të bukur. Aq u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me gol.

Kristian Pulisiç dyfishoi shifrat në minutën e 52’. Katër minuta më vonë, ekipi amerikan humbi një rast të pabesueshëm. Aksion i bukur, por Zardes nuk e besoi as vetë se si nuk arriti të shënojë. Xhamajka reagoi dhe rihapi ndeshjen në minutën e 69’ minuta përpara fundit me anë të golit me kokë të Nikoloson.

Për të vulosur këtë duel mendoi përsëri Pulisiç. Lojtari i ri i Çelsit shënoi sërish tre minuta përpara fundit dhe SHBA “fluturoi” drejt finales së madhe.

Xhamajka-SHBA 1-3
(Nikolson 69’ / MekKeni 9’, Pulisiç 52’, 87’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online