VIDEO/ Shaqiri i injoron gazetarët nga Serbia që i kërkonin intervistë, Granit Xhaka u flet për flamurin e vendosur me Kosovën: Nuk ka histori

0

Pas ndeshjes së djeshme mes Brazilit dhe Zvicrës, gazetarët nga Serbia ishin të shumtë dhe kërkonin dy futbollistët me origjinë shqiptare. Fillimisht kërkoheshin fjalë të marra nga Xherdan Shaqiri. Por ky i fundit i injoroi totalisht duke zgjedhur që mos t’i përshëndesi.

Nga krahu tjetër, Granit Xhaka është treguar jo pak diplomat. I pyetur nga gazetarët serbë mbi flamurin e vendosur me flamurin e Kosovës, mesfushori u shpreh: “Këtu nuk ka histori mes dy ekipeve. Ne jemi Zvicra, ata janë Serbia. Ne jemi këtu për futboll, le të fitojë ekipi më i mirë”, tha Xhaka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.