Argjentinasit luajtën ndeshjen e tyre më të mirë të turneut deri më tani dhe në fund morën një fitore të merituar, ndërsa tani në finale presin fituesin e Francë-Marok. Teksa po luhej ndeshja Kroaci-Argjentinë, në Beograd po zhvillohej edhe ndeshja e Euroligës në basketboll mes Zvezdës dhe Zalgirisit.
Beogradasit fituan 77:73 dhe në fund të ndeshjes nga tribunat e sallës Pionir dëgjoheshin thirrjet “Argjentinë, Argjentinë”. Ishte pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes në Katar kur Argjentina kaloi në epërsi me golin e dytë. E njëjta sjellje dhe festë e serbëve, si këtë herë kundër kroatëve, ishte në momentin kur Portugalia shkatërroi Zvicrën e shqiptarëve. /Sport Ekspres/
.@kkcrvenazvezda fans chant “Argentina! Argentina! ??” in the last seconds of the game?? pic.twitter.com/X0SiLnp4h3
— Turkish Airlines EuroLeague (@EuroLeague) December 13, 2022