“Pepe kishte të drejtë, duan t’ia japin Argjentinës këtë Botëror”! Në Kroaci i besojnë teorisë së konspiracionit

Asnjë çudi nuk kishte në këtë gjysmëfinale të Botërorit, Argjentina mundi lehtësisht Kroacinë dhe arriti të kalonte më tej. Por jo pak polemika janë hapur për penalltinë e fituar nga Alvarez. Figura të njohura të futbollit botëror kanë qenë kundër vendimit të Orsatos. Nuk kishte sesi të komentohej ndryshe në Kroaci, por Bruno Maric i ftuar në “SN” ka kaluar më tej duke i dhënë të drejtë teorisë së konspiracionit të Pepe, se persona me peshë po vendosin që Argjentina ta fitojë këtë Botëror.

“Edhe pse nuk jam nga ata që besoj në teoritë e konspiracionit, duhet të them se ajo që tha Pepe kishte kuptim, se Argjentina është vërtet e favorizuar. Përkatësisht, vendimi i minutës së 32-të tregon një mundësi të tillë, kjo penallti nuk ka ekzistuar, Livakovic nuk ka bërë faull. Mund të ishte vetëm një faull ndaj portierit. Më vjen keq që jam dëshmitar i një vendimi të pabesueshëm të gjyqtarit Orsato, një vendim që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në rezultat. E padrejtë dhe e papranueshme”, u shpreh Maric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online