VIDEO | Salihi dhe Soue, golat “korçarë” në Kupë

Të dy kanë fituar “Këpucën e Artë” në Superiore dhe e përbashkëta është se e kanë bërë diçka të tillë me fanellën e Skënderbeut. Hamdi Salihi dhe Ali Soue janë dyshja e sulmit që nuk kanë luajtur së bashku, por që në Korçë bënin raport më vetë.

Shkodrani, edhe pse në moshë, vijon të shënojë në Austri dhe një ditë më parë i dha triumfin dhe kualifikimin Nojshtatit në Kupën e Austrisë. Një ndeshje dramatike që u mbyll me rezultatin 3-4. Vendosi Salihi në shtesë dhe Deutshlansberger.

Soue gjithashtu shënoi në shtesë. Sulmuesi nga Gambia e nisi nga stoli në takimin që CSKA Sofie fitoi kundër PFC Montana me rezultatin e pastër 0-2. Ish-lojtari i Skënderbeut u aktivizua në minutën e 81-të dhe në shtesë Soue realizoi golin e dytë i vetëm me portierin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *