VIDEO/ Sadiku “hakmerret” ndaj ish-skuadrës që nuk i besoi, i shënon gol në shtëpinë e tyre

Armando Sadiku ka shënuar përsëri me fanellën e Kartagjenës. Por mbrëmjen e sotme goli me siguri i ka shijuar më tepër. Sulmuesi shqiptar i ka shënuar ish-skuadrës së tij, që nuk i besoi dhe e largoi përfundimisht nga organika e vetë, duke i hequr shansin për të luajtur në La Liga.

Por fati e ka vënë sot përballë tyre në fushën e lojës dhe Sadiku nuk ka nguruar të përmbushë “hakrmarrjen” e tij. Në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë, lojtari nga Elbasani vë në punë nuhatjen e tij brenda zone, teksa zgjat këmbën për të devijuar topin të shkojë në rrjetë. Festa është e gjitha për të, pasi i shënon Levantes në shtëpinë e kësaj të fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/JosePvstor/status/1570864590527016960

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online