VIDEO/ Rroca-Abazaj! Shihni spektaklin që dhurojnë në Turqi, si të kenë ardhur nga elita e Europës

0

Nga Klaudio Ndreca

Fanella e titullarit për Rrocën dhe Abazajn nuk është falur te Instabulspori, por është tërësisht e merituar për të dy këta futbollistë. E për ta vërtetuar këtë mjafton që të shohim pak nga sekuenca sa i përket ndeshjes së fundit ku u barazua ndaj Akhisasporit në shifrat 2-2.

Do të ndalemi pikërisht në tre aksione radhazi kur takimi po shkonte drejt fundit. Në minutën e 63 do të ishte Kristal Abazaj që tentoi një kryevepër nga jashtë zonës dhe topi shkoi afër shtyllës. Vetëm 7 minuta më vonë do të ishte Rroca që me një pasim të mrekullueshëm i dhuroi një shans shokut të skuadrës, Papa, për të ngushtuar diferencën.

Ndërkohë në minutën e 83 ishte një kombinim brilant mes të dyve futbollistëve që më parë kanë qenë pjesë e Kukësit, që lanë të befasuar kundërshtarët, por do të ndaleshin nga shtylla dhe portieri kundërshtar pas gjuajtjes së Abazajt. Me nivelin e treguar ndaj Akhisaspor shihej sikur Abazaj dhe Rroca të ishin transferuar nga elita e Europës pasi dallonin mbi të tjerët, me një sinjal të qartë se niveli i futbollit në Shqipëri është në rritje dhe ka prodhime konkurruese me shtetet e tjera. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.