VIDEO/ “Më i bukuri që kam parë në jetë”! Kur e thotë edhe Gerrard, shihni golin e çmendur nga Rangers

0

Rangersi e ka nisur në mënyrë të frikshme këtë sezon të ri teksa po kryeson në Skoci, duke arritur të fitojë edhe derbin “Old Firm” ndaj Celtic. Ekipi i Steven Gerrard ka grumbulluar nëntë fitore dhe dy barazime në 11 ndeshje, ndërsa me këmbë të djathtë ka hyrë edhe në Europa League.

Një fitore erdhi në transfertë ndaj Standard Liege duke triumfuar në shifrat 0-2. Goli i shënuar në minutën e fundit të takimit nga ana e Kemar Rofee. Ky i fundit lëshoi një predhë nga mesfusha e cila kaloi portierin e Standard Liege dhe përfundoi në rrjetë.

“Përfundimisht ky është goli më i bukur që unë kam parë live, që kur kam qenë profesionist që nga 1998. Gjuajtje e pabesueshme dhe meriton të gjitha duartrokitjet”, u shpreh Gerrard. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.