Debutimi i Kristiano Ronaldo me fanellën e Juventusit në Champions, nuk ka shkuar ashtu si mendohej. Sulmuesi portugez u përfshi në një incident me mbrojtësin kolumbian Xhejzon Murijo në minutën e 29-të të takimit.
Nga pamjet filmike dallohet qartë që Ronaldo nuk i mban dot nervat mbas një simulimi të kolumbian dhe vendos dorën në kokën Murijos së shtrirë përtokë. Gjyqtari i takimit, gjermani Feliks Bryh, i tregoi të kuqin 33-vjeçarit pas konsultimin me gjyqtarin anësor.
Ky është kartoni i parë i kuq i Kristiano Ronaldos në ndeshjet e Champions-it. Portugezi u aktivizua sot për të 154-ën herë në këtë kompeticion.