VIDEO/ Ronaldo shënon “hat trick” për Al Nassr-in, portugezi habit edhe djalin e tij

Al Nassr-i ka marrë një fitore bindëse në javën e 25 të kampioatit. Verdheblutë kanë mposhtur me shifrat e thella 5-1 Al Taee-në. Vëmendjen më të madhe në këtë sfidë e ka marrë Cristiano Ronaldo, i cili arriti ta dërgonte topin tre herë në rrjetë.

Ylli portugez i dërgoi shifrat në 3-1 në minutën e 65, ndërsa dy minuta më vonë e ndali sërish topin në rrjetë. Por 39-vjeçari nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e 87 Ronaldo realizoi një “hat trick” për Al Nassr-in, duke elektrizuar tifozët e pranishëm në stadium. Tre golat e ish-sulmuesit të Realit kanë habitur edhe djalin e tij, i cili është ngritur i entuziasmuar nga ulësja e tij në momentin kur CR7-a realizoi golin e 5-të të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/