VIDEO/ Ronaldo shënon golin e 33-të, supergoli i Brozoviçit mban hapur çështjen e titullit kampion në Arabi

Al Nassr-i ka marrë një fitore në frymën e fundit mbrëmjen e sotme. Skuadra arabe ka mposhtur Al Akhdoud-in me shifrat 2-3. Brozovici zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7, ndërsa në të 15-n Ronaldo shënoi golin e tij të 33-të në kampionat dhe dyfishoi shifrat për verdheblutë.

Por vendasit u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë të lojës. Al Habibi në minutën e 60 dhe Saviour 10 minuta më vonë kthyen sërish baraspeshën. Al Nassr-i nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes. Ronaldo tronditi traversën në minutën e 91-të, por topi u kthye sërish në zonën e rreptësisë, nga ku Brozovici realizoi një super gol. Verdheblutë siguruan kështu fitoren kundër Al Akhdoud-it dhe shtynë festën e titullit kampion për Al Hilalin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/